Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

Siç merr vesh Sinjali, vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa Policia dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Viktima dyshohet se është goditur teksa ka qenë i ndalur me veturë në shiritin emergjent.