Një polic është vrarë mbrëmë në Loznicë të Serbisë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Deri më tani Ministria e Punëve të Brendshme e Serbiës e kanë identifkuar të dyshuari si shtetas të Kosovës.

Policia siç raportohet është vënë intensivisht në kërkim të autorit i cili ka ikur pasi ka qëlluar për vdekje një polic dhe një tjetër ka plagosur.

Ndërkohë, mediat serbe raportojnë se forca të forta policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren.

Po ashtu thuhet se janë ngritur dronë dhe helikopterë.

Mediat më herët raportuan se bëhej fjalë për një automjet taksi në të cilin ndodheshin shtetas të huaj që qëlluan në drejtim të policisë.

Ndërkohë, sipas raportimeve në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë e një kosovarit, me emrin Artan Hajziri.