Është arrestuar taksisti serb Mihat Haxhiq, i cili dyshohet se e transportoi një shtetas të pretenduar kosovar që është shpallur në kërkim për vrasjen e një oficeri serb mesnatën e së mërkurës në Lloznicë të Serbisë.
Siç raporton mediumi serb “Novosti” nga persona të afërt me hetimin, taksisti i cili është nga Tutini, një vendbanim në afërsi të vendit të krimit, e ka ngarkuar vrasësin me 450 euro për ta transportuar për në Loznicë.
“Marrëveshja thuhet se ishte për ta çuar atë në hotelin në pronësi të taksistit të ndaluar, Marko Markoviq”, raporton “Novosti”.
Policia e pyeti taksistin “a nuk ishte i dyshimtë personi të cilin po e ngiste”, për të cilën ai nuk u përgjigj saktë dhe qartë, shkruan mediumi serb.
“Dyshohet se ai po e transportonte një shqiptar të shpallur në kërkim dhe që donte të kalonte në Bosnje dhe Hercegovinë”, pretendon mediumi serb.
Prokuroria Themelore Publike në Lloznicë e ka ndaluar taksistin për 48 orë.
“Vozitësit të veturës nga e cila është shtënë, H.M. i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria Themelore Publike në Lloznicë për shkak të dyshimit se ka bërë vepër penale, kalimi ilegal i kufirit shtetëror dhe trafik me njerëz”, thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Lloznicës.