Fluksi i madh i mërgimtarëve që ja kanë mësyrë Kosovës për pushime ka filluar të vërehet. Në hyrje të Kosovës nga territori i Serbisë kanë nisur të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

Aktualisht në piken e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë”, afër Gjilanit, kolona është e gjatë 450 metra ndërsa pritja po shkon deri në një orë për të hyrë në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se në Muçibabë, pritja është 20 minuta ndërsa kolona e automjeteve e gjatë 120 metra.

Ndërsa në Merdar nuk ka ende kolonë dhe pritja është 5 deri në 10 minuta.

Këto janë të dhënat e përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 12 e 20 minuta.