Screenshot

Kolonat e gjata të automjeteve në hyrje të Kosovës nga territori i Serbisë.

Aktualisht në piken e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë”, afër Gjilanit, kolona është e gjatë 450 metra ndërsa pritja po shkon deri në një orë për të hyrë në Kosovë.

Pika tjëtër është në Muçibabë, rreth 20 minuta pritje ndërsa kolna e automjeteve e gjatë 120 metra.

Në Merdar nuk ka ende kolonë dhe pritja është 5 deri në 10 minuta.

Këto janë të dhënat e përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 12 e 20 minuta.