Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmë në Serbi afër kufirit me Bosnjë Hercegovinën.

Autori siç kanë raportuar mediat serbe dyshohet se është Faton Hajrizi i arratisur ditë me parë nga burgu i Smrekonicës.

Autoritetet serbe janë alarmuar për kësaj ngjarje duke mobilizuar aparatin shtetëror në kapjen e Faton Hajrizit.

Megjithatë deri me tani shteti serb nuk kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin kryesor për këtë rastë, ndërsa brenda shtetit të Bosnjës është arrestuar burrë e grua e që sipas zyrtareve serbë, e kanë ndihmuar Faton Hajrizin që të arratiset, raporton gazeta10.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 vlerëson se autoritetet serbe do të kenë vështirë të arrestojnë Faton Hajrizin.

Sipas tij, me kapacitetet që ka Faton Hajrizi ai mund t’i shmangët arrestimit të autoriteteve serbe.

“Me kapacitetet që ka Faton Hajrizi mund ti shmanget arrestimit të autoriteteve serbe dhe ai mund të depërtojë në shtetet e Bashkimit Evropian sidomos në Koraci për shkak të afërsisë me kufirin qe e ka”, ka thënë Elezi.