Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Llozincë në Serbi, për çka i dyshuar dhe në kërkim nga autoritetet serbe është Faton Hajrizi, kosovari që u arratis së fundmi nga burgu.

Avokati Skender Musa thotë se nëse Faton Hajrizi kapet në Serbi atëherë Kosova nuk mund të bëjë asgjë më shumë veçse të shoh a po i respektohen të drejtat, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi.

Megjithatë thotë se nëse Hajrizi arrin të futet në Kosovë, atëherë ai nuk mund të ekstradohet në Serbi pa e kryer dënimin që i ka mbetur në Kosovë.

“Kosova nuk mundet me ia dorëzu Serbisë Faton Hajrizin pa e kry burgun që është në Kosovë. Ashtu është e rregulluar me ligj. Nëse arrestohet në Serbi, Kosova mundet me ia qu vec zyrtarin e zyrës ndërlidhese me shiku a po I respektohen të drejta dhe asgjë tjetër”, tha ai.