Liridona Shala, partnerja e Faton Hajrizit, ka reaguar pas lajmit për vrasjen e 39-vjeçarit.

Përmes llogarive të saj në rrjetet sociale, Shala ka shprehur pikëllimin për vrasjen e Hajrizit, i cili gjeti vdekjen pasi u qëllua me disa plumba nga autoritetet serbe që ishin vënë në kërkim të tij që nga mesnata e të mërkurës.

“Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq heret bre oh zott bre allahu Na dhashë gajretin oh zot spo besoj oj dashni ti nuk vdes kurr”, shkroi ajo në përshkrimin e një videoje të publikuar në TikTok, ku ka ndarë disa nga momentet me tashmë të ndjerin.