Të shtunën mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalsht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit

Ndërkaq të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Disa zona rrezikohen nga breshëri.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.