Hoxha Kreshnik Abdullahu ka shkruar për vdekjen e Abdullah Qypollit.

Ai ka treguar se i ndjeri kishte qenë kontribues i madh në të gjitha çështjet e xhamisë.

Për 11 vite e kam pasur krah të djathtë”, thotë Abdullahu.

Shkrimi i plotë:

Sot, në këtë ditë të bukur Xhumaje, ia dham lamtumirën e fundit Bacit Abdullah Qypolli dhe e përcollëm për në botën e Ahiretit.
Bacin Abdullah prej kur kam ardhë imam tash e 11 vite e kam pasë krahë të djathtë në çdo proces që kemi kalue si institucion (Xhami).
Ishte në mesin e shumë kontribuesve dhe dashamirëve të Dinit e Kombit.
Lusim Allahun Fuqiplotë që ta mëshiron, ta falë dhe ta vendos në kopshtet e bukura të Xhenetit.
Familjarëve, shokëve e dashamirëve, ju dhashtë Zoti sabrin!

Me respekt imami:
Kreshnik Abdullahu