Para pak minutash është hedhur një mjet shpërthyes afër Liqenit të Ujmanit.
Lajmin e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i Policisë, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, derisa sipas tij nuk dihet ende se a ka qenë granatë dore apo ndonjë mjet tjetër.
Siç raportohet hedhja e mjetit shpërthyes është bërë pak minuta pas kalimit të autoblindës së policisë.
Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pak metra larg vendit ku po lahen qytetarët në Ujman.