Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan, i janë vjedhur katër krerë gjedhe një personi në stallën e tij.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa ankuesi ka thënë se persona ishin të panjohur.

Ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në stallën pronë e tij nga persona të dyshuar të panjohur i janë vjedhur bagëti (katër krerë gjedhe). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në konsultim me prokurorin rasti inicohet si më lartë dhe ai është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.