Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë ka shënuar edhe një sukses të radhës, shkruan Llapi.info.

Nxënësit e këtij gjimnazi kanë qenë të tretët më të suksesshëm në provimin pranues në drejtimin e “inxhinierisë kompjuterike dhe softuetike”.

Dy gjimnazet që më shumë se gjimnazi i qytetit tonë dërgoi nxënës në këtë drejtim janë gjimnazet e Prishtinës.

Kjo u bë e ditur nga profesori universitar, Blerim Rexha.

Shkrimi i plotë:

Shkollat më të suksesshme

Javën që shkoi, në një konkurrencë të lartë dhe me një organizim të shkëlqyeshëm fakulteti ynë përmbylli provimin pranues. Programi jonë i “inxhinierisë kompjuterike dhe softuerike” ishte më i kërkuari pas programit të mjekësisë së përgjithshme në krejt Universitetin e Prishtines. Rezultatet e “garës” u shpallen si zakonisht menjëherë në mbrëmje, dhe në këtë garë ishin jo vetëm e nxënësit por edhe shkollat e Kosovës .

Derisa Gjimnazi “Xhevdet Doda” vazhdon të mbetët me prurjen më të madhe, ndër vite, të nxënësve në programin tonë të “inxhinierisë kompjuterike dhe softuerike”, nxënësit nga Gjimnazi i shkencave natyrore “Sami Frashëri” Prishtinë u dalluan m së shumti për saktësinë e detyrave të zgjidhura nga provimi pranues nga lënda e matematikes, siç shihet edhe nga grafiku i këtij postimi. Në figurë janë paraqitur vetëm ato shkolla që kanë kontribuar me më shumë se 5 nxënës. Me një saktësi mesatare prej 88.13% vazhdon Gjimnazi “A. Xhuvani” Podujevë – Faqja zyrtare dhe me nga 87% pikë mesatare nga provimi janë: Xhevdet Doda, Loyola, Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog dhe Bedri Pejani. Edhe nxënësit e shkollave tjera, të paraqitura në figurë, kane treguar sukses të shkëlqyeshëm në provimin tonë pranues. Këtë sukses të tyre e konfirmojnë edhe pikët nga testi i maturës (që janë në relacion të drejtë me suksesin e provimit pranues).

Edhe këtë vit vazhdon trendi të kemi pak më shumë vajza se sa djem – “The future of STEM is Female” – kishte me thënë kolegia ime Teuta Sahatqija nga Women in Tech Kosovo.

Grafiku, po ashtu tregon brumin e shkëlqyeshëm të nxënësve që regjistrohen në fakultetin tonë, dhe me këtë brum neve, mësimdhënësve të fakultetit, na mbetet detyrë e lehtë, e zhvillimit të këtyre të rinjëve shumë të talentuar në profesionin e inxhinierit. Andaj siç ka thënë populli: brumi i mirë – gatojca e mirë!