Të dielën, në Stacionin policor në Pejë, kishte shkuar qytetari me inicialet F.S., për ta dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

– Treqind e tridhjetë e pesë euro, e njëzet pesë centë (335.25) euro

– Njëzet (20) dollarë amerikanë

– Kartela bankare

– Dokumente personale.

Të gjitha gjërat e lartëcekura i janë kthyer qytetares (viktimës).

Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.