Screenshot

Dy aksidente të ndara kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë – Prishtinë.

Në të dy aksidentet të përfshira kanë qenë vetura me targa të Serbisë.

Fillimisht një aksident ndodhi mes dy veturave të tipit golf7, ku vetura me targa të Beogradit goditi nga mbrapa një veturë të njëjtit lloj me targa të Kosovës.

Pak minuta më vonë një kamion që bart mallra me targa të një qyteti tjetër serb goditi aksidentoi një veturë me targa të huaja.

Llapi.info ka siguruar pamje nga njëri aksident.

/Llapi.info/