Policia e Kosovës ka njoftuar se i është gjetur drogë një personi në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Lloji i drogës është marihuanë me peshë 3-4 gramë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Fsh. Gllamnik, Podujevë  29.07.2024, 21:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 3-4 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.