Është arrestuar një person në Dumnicë e Poshtme të Podujevës pasi që ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër, të cilët ia kishin dëmtuar misrin.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si edhe një armë AK-47 së bashku me një karikator.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt.