Skuadrat kosovare që ishin pjesë e kualfikimeve në garat ndërkombëtare kanë patur një lokacion të ri akomodimit këtë vit. Bëhet fjalë për hotel super-luksoz, Iliria Hill në Shamalluk të Podujevës.

Hoteli i standareve evropiane ka qenë shtëpia e Ballkanit, Dritës dhe Llapit në ndeshjet parakualifikuese në garat evropiane.

Iliria Hill ka qenë sivjet nikoqire edhe e skuadrave të huaja që ishin në Kosovë për tu ndeshur me skuadrat kosovare. Skuadra e fundit që është pritur në nivelin më të lartë ka qenë gjiganti danez, Brondby.

 

Hoteli ndodhet në një lokacion fantastik të natyrës dhe të jep përshtypjen se ndodhesh në aplet më luksoze të Zvicrës.