Deputetja e LDK-së, Dorentinë Maloku e ka kritikuar opozitës për qasjen e saj ndaj bojkotit të seancës të Kuvendit, që u miratua MSA-ja.

Maloku ka shkruar në rrjetin social Facebook, se opozitës i kujtohet Republika vetëm kur ajo i shërben për interesa.

Ky është positmi i Malokut në Facebook:

Opozitës iu kujtua emri kushtetues i vendit tonë!
Më 10 Korrik 2015, në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtarët e Komisionit nga radhët e opozitës, që kishin ftuar edhe “përforcime” nga Komisionet e tjera parlamentare, trumbetuan për nevojën e themelimit të ushtrisë së Kosovës, me emrin FAK! Unë pata votuar kundër procedimit të amendamentit për themelimin e FAK-ut për shkak të akronimit.
Ushtria e Kosovës duhet të quhet “Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës”, pra, FARK dhe jo FAK. Opozitës i kujtohet Republika veç kur ajo i shërben për interesa të ngushta!
Kosovë, urime një hap më afër Bashkimit Evropian!