Një konfiskim i armës ka ndodhur dje në fshatin Metehi të Podujevës.
Konfiskimi ka ndodhur pas të shtënave në një aheng familjar.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Metehi, Podujevë / 07.08.2024-21:20. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.