Policia kantonale e Solothurnit ka arritur të arrestojë gjashtë tregtarë të dyshuar droge në Grenchen gjatë javëve të fundit. Pas hetimeve të gjera, së bashku me prokurorinë publike janë sekuestruar disa kilogramë drogë dhe disa mijëra franga cash, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kontrollit të shtëpive, u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë, tre kilogramë materje përpunimi dhe më shumë se 20 mijë franga cash, shkruan 32today.ch.

Personat e akuzuar janë 5 shqiptarë të moshës 19 deri në 38 vjeç dhe një gjerman 56-vjeçar. Gjashtë personat janë aktualisht në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme.