Vetura që bartë trupin e pajetë të Faton Hajrizit ka mbërritur në merdare, vijë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se trupi i Faton Hajrizit po kthehet në Kosovë.

Nëna dhe vëllai i Hajrizit kanë dalë në merdare për ta pritur trupin e pajetë.

Hajrizi ishte vrarë nga policia serbe, pasi e akuzuan se i njëjti “kishte vrarë një polic serb”.
Faton Hajrizi kërkohej nga policia e Kosovës pasi ishte arratisur nga burgu.