Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona, të dyshuar për kultivim të hashashit dhe banabisit- Gzim Gashi, Faik Gashi, Selim Gashi, Marglen Comani dhe Albion Kalemi.

“Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Policia ka ofruar numrat ku mund të lajmërohen personat që kanë informata për vendndodhjen e të dyshuarve.

“Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale. Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]. Si dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë.”

Screenshot