Edhe sot do të ketë ndërprerje të rrymës në disa pjesë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Nga ora 10:30 deri në ora 15:00 këto fshatra të Podujevës nuk do të kenë rrymë.

Njoftimi i plotë:

Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J19  Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.