Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë.
I riu Faton Preniqi u gjet pa shenja jete dje në Obliq.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjete sociale.
Trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion dhe me zbardhjen e rastit po merret Policia e Kosovës.