Një bashkatdhetar që jeton jashtë Kosovës është nisur drejt urës së Ibrit me makinën e tij.

Por rruga e tij nuk ishte edhe shumë e gjatë. Policia e Kosovës dhe pjesëtar të forcave paqeruajtëse e kanë ndaluar makinën e tij duke mos e lejuar të qarkullojë matanë urës.

Veprimi i tij u bë sot kur pritet raporti i fizibilitetit të urës.

Po bëhen gati një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit.

Zëvendësminsitri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha sot se janë duke e pritur raportin për stabilitetin e Urës së Ibrit dhe se sapo ta marrin do ta publikojnë atë.

Pas matjeve dhe testimeve me automjete të rënda, që ca ditë janë duke u ngjyrosur muret e Urës.