I dyshuari për vrasjen është polici Festim Ramadani, ndërkaq viktima është 89-vjeçari Sadri Sadriu.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe drejtori i OJQ Avonet, Kenan Gashi i cili thotë se Ramadani njihej për sjelljen e tij huligane edhe qytetarët e Ferizajt

“Personalisht, kam ngritur shqetësime dhe kam iniciuar një rast ndaj këtij polici për veprimet e tij të pahijshme. Fatkeqësisht, raste si ky nuk janë të izoluara. Ka edhe shumë të tjerë në Policinë e Kosovës që veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, dhe kjo është një shqetësim i madh për sigurinë publike”, shkruan Gashi.