Për vetëm një vit sa është në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shënuar suksese të mëdha.
Tri nga to janë edhe vendimet për zhvillimin e infrastrukturës ushtarake për të përmbushur nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjatë mandatit një vjeçar të tij, me vendim të Qeverisë, janë marrë tri kazerma ushtarake që do të shërbejnë për të përmirësuar kapacitetet operacionale të FSK-së:
1. Ish-Damperi në Suharekë
2. Ish-Aeroporti i Dumoshit në Podujevë
3. Ish-Kazerma e TMK-së në Llukar, Prishtinë
Kjo u bë e ditur nga këshilltari i tij, Abdullah Haziri.
Postimi i plotë:
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përveç mobilizimit të ushtarëve të rinj, ka planifikuar edhe zhvillimin e infrastrukturës ushtarake për të përmbushur nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Gjatë mandatit një vjeçar të tij, me vendim të Qeverisë, janë marrë tri kazerma ushtarake që do të shërbejnë për të përmirësuar kapacitetet operacionale të FSK-së:
1. Ish-Damperi në Suharekë
2. Ish-Aeroporti i Dumoshit në Podujevë
3. Ish-Kazerma e TMK-së në Llukar, Prishtinë
Këto objekte do të përshtaten dhe modernizohen për t’u përdorur nga FSK-ja, duke siguruar kështu strehim adekuat dhe hapësira të nevojshme për stërvitje dhe operacione. Këto masa janë pjesë e strategjisë së ministrit Maqedonci për forcimin e mbrojtjes së territorit dhe përgatitjen e FSK-së për t’iu përgjigjur çdo sfide në të ardhmen.