Një 28 vjeçare ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Prizren. Sipas dëshmitarëve ajo është hedhur nga ballkoni i katit të dytë në shtëpinë e saj në Prizren.

Vëllai i saj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ajo tenton të vetëvritet.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha Gazetës Express se ajo është në gjendje shumë të rëndë.

28 vjeçarja është dërguar në QKUK.

“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka marre informatën se nje femer (rreth 28 vjeçare) ka tentuar te vetvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë, fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës I cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas dëshmitarit e larcekura rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit te dytë (2) në shtëpinë e saj në Prizren. Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë ,ngase ka thyerja të shumta, e njëjta është dërguar nē QKUK në Prishtinën. Nē konsultim me prokurorin ështē hapur rasti ” vetvrasje në tentativë”. Rasti është në hetime.”