Llapi.info më herët raportoi për një gjuajtje me armë në qendër të Podujevës.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka lëshuar raport shtesë duke treguar se ka arritur që ta identifikojë dhe më pastaj ta arrestojë të dyshuarin.

Atij i është gjetur arma e zjarrit me 9 fishekë dhe 31 gëzhoja.

Pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Raport shtesë

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë / 19.08.2024 – 23:20. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma e zjarrit pistoletë me 9 fishekë dhe 31 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.