Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë.

Burri dhe gruaja janë rrahur mes vete dhe si pasojë që të dy është dashur që të marrin tretman mjekësor.

Më pastaj ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Fushë Kosovë / 20.08.2024 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kane pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.