Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Amendamenti numër 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID-it.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe përfundimit të takimit, nga Presidenca kanë bërë të ditur se Osmani do të dalë në konferencë për media, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.