Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dje kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Turqisë e cila ka ndarë 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK’së.

Maqedonci ka thënë se Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Kosovën.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.

Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, ka shkruar Maqedonci.