Po ndërtohet shtegu i biçikletave në rrugën “Hakif Zejnullahu”

Sot ka filluar ndërtimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Hakif Zejnullahu” në qytetin e Podujevës.

Me realizimin e shtegut të biçikletave rruga “Hakif Zejnullahu” po kompletohet si projekt i përfunduar, ku gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është rikonstruktuar në tërësi, duke përfshirë asfaltimin, trotuarin, ndriçimin dhe shtegun e ecjes për persona të verbër.

Nga afër procesin e punës në këtë projekt e ka përcjellur drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi i cili edhe i uroi banorët e kësaj zone për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.