Në kuadër të projektit “Përkrahja me mëshqerra” sot Komuna e Podujevës përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar me fazën e dytë të shpërndarjes së mëshqerrave për 33 fermerët përfitues.

Ditë më parë është bërë shpërndarja e 27 mëshqerrave për fermerët, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë edhe faza e fundit e shpërndarjes.

Procesi i shpërndarjes së mëshqerrave u monitorua nga komisioni përzgjedhës komunal.