Një aksident me fatalitet dyshohet se ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë përkatësisht afër terminalit doganorë.

Në këtë aksident dyshohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes pas goditjes së marrë nga vetura.

IML-ja dhe Policia janë në vendngjarje, por ende nuk kemi marrë ndonjë konfirmim zyrtar.