Screenshot

Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.

Viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

Ndërsa, shoferja që godit për vdekje 18 vjeçaren është Elona Mjeku- rreth 24 vjeçe.

Nga informacionet e para thuhet se 24 vjeçarja është arrestuar dhe pasi ka pësuar lëndime të rënda është dërguar në QKUK për trajtim.