Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se për të arritur Kosova në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, duhet ta ndërrojë qeverinë dhe të ketë angazhim të ngushtë më SHBA dhe NATO.

Ai tha se është mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.

“Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018.

Por, për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO.