Pritjet për hyrje nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, nga një orë sa ishte në përditësimin paraprak, janë zvogëluar në 10 minuta.

E koha për dalje nga kjo pikë kufitare, mbetet e njëjtë – gjysmë ore.

30 minuta po zgjasin daljet edhe nga Merdarja, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.