xr:d:DAFEUf8mNEY:1202,j:44354420753,t:23033108

Kur një person i akuzuar dënohet me gjobë, në aktgjykim shënohet afati kur duhet paguar gjoba dhe mënyra e zëvendësimit të gjobës. Mospagesa e gjobës i ka kushtuar me burgim një 40-vjeçari, i cili u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Siç merr vesh Sinjali, 40-vjeçari u arrestua së fundmi në aeroport, në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar ndaj tij për shkak se nuk e kishte paguar një gjobë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se P.Dragusha është arrestuar dhe është dërguar në burg, pasi dënimi i është zëvendësuar.

Për veprën që gjykata i shqiptoi dënim me gjobë, ai nuk arriti ta kryejë pagesën dhe për pasojë përfundoi prapa grilave.

Me t’u përfunduar procedurat policore pas arrestimit të tij, Policia e ka dërguar 40-vjeçarin në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.