KFOR ka vendosur automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit pasi Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Për këtë kanë reaguar shtetet aleate duke e konsideruar si hapa të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës, ndërsa paralajmëruan se kjo mund të çojë në përshkallëzim të situatës në veri të vendit.