Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten pas mesnate në fshatin Obranqë në Podujevë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 16 vjeçare, i cili është plagosur në nga një person tjetër.

Burimet e Sinjalit thonë se edhe i dyshuari është i moshës së mitur, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, por kjo pistë pritet të konfirmohet gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore.

Lidhur me incidentin, janë kryer edhe bastisje, me ç’rast është konfiskuar arma e përdorur në rast dhe janë kryer ekzaminimet e tjera.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit për zbardhjen në plotni të rastit.