Gentrit Hajdini nga fshati Zabel I Ulët i Komunës së Drenasit ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Komoran, në rrugën “Nazmi Gashi”.

Rajoni.org ka raportuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 në të cilin ishte e përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje

Vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin ku ndodhi ngjarja.