Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është gjëja më e keqe që kanë arritur kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq.

Kjo pasi, sipas Haziri i ka bërë keq Kosovës, duke i vënë sanksione financiare dhe raporte të kufizuara.

“Ku jemi sot Kosova, kjo Qeveri ka futur Kosovën në raporte të kushtëzuara në sanksione financiare. “Edhe sot flasim për raportet kryesore me Serbinë, dhe sot raportet diplomatike i ka të kushtëzuara me BE-në, ju e dini se ata kanë përfunduar negociatat me BE-në, kanë qenë duke pritur datën. Çka ka ndodhur tash? BE-ja ia ka amendamentuar kapitullin e 35-të të fqinjësisë së mirë me Marrëveshjen e Ohrit, që për ne LDK-në, është marrëveshja më e keqe për Kosovën që e ka mbërri Kurti-Vuçiq, por që është bërë. Serbisë iu është hapur kaptina e fqinjësisë me Kosovën. Por Kosovës për shkak të kësaj marrëveshje dhe bojkotit e kanë vendosur në sanksione financiare”, tha Haziri në Klankosova.

Ai tha se Kurtin dhe ministrat kanë kufizime në takime.