Kanë filluar punimet në rinovimin e objektit të vjetër të shkollës së fshatit Kërpimeh, i cili po shndërrohet në çerdhe.

Kontrata për realizimin e këtij projekti është nënshkruar në fund të muajit gusht, kurse afati për kryerjen e punimeve është 90 ditë.

Pas përfundimit të punimeve ky objekt do të bëhet një vend i ngrohtë e i rehatshëm për fëmijët e kësaj anë.