Shtetasi i Maqedonisë që po kërkohet nga Policia e Kosovës lidhur me një rast të mashtrimit, tashmë do të hetohet edhe për mashtrim. 33-vjeçari i cili është në kërkim policor i është lajmëruar një zyrtari policor që po e heton rastin e tij dhe të njëjtin e ka kërcënuar.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore, ndërsa është zbuluar identiteti i të dyshuarit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që po dyshohet për këtë rast është Nafi Abdiovski.

I njëjti po dyshohet se e ka telefonuar një zyrtar poliocr në Podujevë që po e hetonte rastin e tij dhe të njëjtin e ka kanosur për shkak të hetimit.

Pas denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.