Pas arrestimit është liruar asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Rrahmani.
Fillimisht ndaj tij ishte marrur vendim për ndalim prej 48 orësh, vendim i cili u anulua.
Për arrestimin e tij ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-Podujevë / 12.09.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Bulliqi dhe Rrahmani janë përplasur verbalisht dje gjatë seancës së Kuvendit Komunal.
Ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me shprehje si “tradhtar”, “pis”, “legen”.
Si pasojë, është ndërprerë edhe seanca. Në pamjet e publikuara shihet se Rrahmani i afrohet Bulliqit dhe se pastaj ndërhyjnë asamblistët, mirëpo nuk shihet ndonjë konfrontim fizik.