Screenshot

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion që rezultoi me identifikimin e një lokacioni ku po kultivoheshin bimë narkotike në një zonë të thellë malore, në brezin kufitare me Shqipërinë.

Sipas Policisë, njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe me njësinë e Antidrogës në Gjakovë, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe “në vendin e ngjarjes i kanë gjetur dy parcela, në të cilën kishin qenë të mbjella 150 bimë të dyshuara narkotike (kanabis sativa) me gjatësi 1 deri ne 2 m.”

“Policia e Kosovës po ashtu ka komunikuar edhe me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me të njëjtit është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka. Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë kryer në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është iniciuar rasti “Kultivim i bimëve narkotike”, është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.” – njoftoi Policia.