Dogana e Kosovës ka raportuar sot për dy raste të kontrabandës me mallra që janë futur ilegalisht në vend nga Serbia. Për këtë arsye janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre shtetas i Serbisë.

Në rastin e fundit, Dogana tha se kanë ndaluar një veturë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, e cila kishte rreth 100 kg të që i kishte sjellë nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

“Pas tentimit te shmangies nga njësia jonë është arritur të ndalohet në magjistralen Gjilan-Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeçare nga fshati Novosellë-Kamenicë”, tha Dogana.

Ndërkaq, sot më herët gjatë ditës, Dogana tha se po ashtu në magjistralen Gjilan-Prishtinë është ndaluar një veturë me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

“Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg mjaltë pa asnjë dokument përcjellës dhe dyshohet se janë sjellë në mënyrë të kontrabanduar nga Serbia nē Kosovë”.

Njoftimet e Doganës:

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra.

Prishtinë më 14 Shtator 2024 , Njësia e TASK FORCË-s -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/mish edhi i fresket.

Me datë 14.09.2024 rreth orës 13:10 min

Është arritur të identifikohet automjeti VË Tauran me targa vendore i dyshuar lidhur me rastin e mëhershëm te kontrabandimit të kafshëve.

Pas tentimit te shmangies nga njësia jonë është arritur të ndalohet në magjistralen Gjilan-Prishtinë ku drejtues ishte i dyshuari F.B. i moshës 35 vjeçare nga fshati Novosellë-Kamenicë .

Gjatë kontrollit është parë se i dyshuari kishte të ngarkuar mish të gatshëm (9 keca- edha) rreth 100 kg të cilët i kishte sjellë nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganore.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it ku rasti mbete te trajtohet nga njēsite relevante te Doganes se Kosovës.

Parandalohet kontrabanda

Prishtinë më 14 Shtator 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Në magjistralen Gjilan-Prishtinē është ndaluar automjeti Audi me targa serbe e drejtuar nga një shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 264 kg.mjaltë pa asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nga Serbia nē Kosovë .

Vlera e mallit sipas tregut ështē mbi 2500€, ndersa shmangja nga taksat eshte mbi 1000€.

Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë te Dheu i Bardhë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës.