CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, në Mazgit.

Të përfshira kanë qenë dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se nga ky aksident janë lënduar 5 persona.

‘’Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor’’, tha ajo.